Kultivari i rrushit Shesh i zi
Përhapja: Kultivar i vjetër autokton me prejardhje nga fshati Shesh i komunës së Ndroqit të rrethit të Tiranës, nga i cili merr edhe emrin. Sot ai gjendet i përhapur në të gjithë vendin tonë dhe zë vendin e parë për sasinë e sipërfaqes së mbjellë.
Përshkrimi: Lastarët kanë rritje të fuqishme, me ngjyrë të gjelbër, me push. Në vjeshtë marrin ngjyrë të verdhë në kafe dhe në nyje ngjyrë violet. Gjethja është mesa- tare, me formë pesëkëndëshe, me pesë lobe, me gropëzën e bishtit të hapur.
Lulja është dyseksore normale.
Numri i lulërive për lastar shkon nga 2.1 deri në 3. Bistaku është i madh , me gjatësi mesatare, mesatarisht i ngjeshur. Kokrrat janë të rrumbullakëta, me madhësi mesatare, me ngjyrë blu në të zezë, me puhizë, me cipë mesatarisht të trashë, me 2 deri në 3 fara, pa aromë.
Karakteristikat agronomike: Ky kultivar në toka me taban të thellë, të shkrifa e me përmbajtje gëlqerore jep prodhime të bollshme dhe cilësore. Duke qenë se karakterizohet nga sytha të bazës prodhues mund të aplikohen si krasitjet e shkurtra ashtu dhe ato të përziera. Shkon mire me nënshartesat Kobber 5 bb, 110 R, 1103 P. Preket nga sëmundjet kërpudhore, tenja, kalbëzimi. Grumbullon mesatarisht 23-25% sheqer, por në vite të veçanta sasia e sheqerit arrin 27%. Piqet vonë.
Përdorimi: Kultivar kryesisht për prodhimin e verës për tryezë, me përmbajtje të lartë alkoolike, të qëndrueshme e me trup të plotë, por që përdoret shpesh edhe për konsum të freskët.