Reklame:

Shesh i zi, rrushi autokton shqiptar

Kultivari i rrushit Shesh i zi

Përhapja:  Kultivar  i  vjetër  autokton me  prejardhje  nga  fshati  Shesh i  komunës së Ndroqit të rrethit të Tiranës, nga  i cili merr edhe emrin. Sot ai gjendet i përhapur në të gjithë vendin tonë dhe  zë vendin e parë  për sasinë e sipërfaqes së mbjellë.

Përshkrimi: Lastarët  kanë  rritje  të fuqishme, me ngjyrë  të  gjelbër, me push. Në vjeshtë marrin ngjyrë të verdhë në  kafe dhe  në  nyje ngjyrë violet. Gjethja është mesa- tare,  me formë pesëkëndëshe, me pesë lobe, me gropëzën e bishtit të hapur.

Lulja është dyseksore normale.

Numri i lulërive për lastar shkon nga  2.1 deri në 3. Bistaku është i madh , me gjatësi mesatare, mesatarisht i ngjeshur. Kokrrat janë të rrumbullakëta, me madhësi  mesatare, me  ngjyrë blu në të zezë, me puhizë, me cipë mesatarisht të trashë, me 2 deri në 3 fara, pa aromë.

Karakteristikat agronomike: Ky kultivar në  toka  me taban të  thellë,  të  shkrifa  e me përmbajtje gëlqerore jep prodhime të bollshme dhe cilësore. Duke qenë se karakterizohet nga sytha të bazës prodhues mund  të  aplikohen si krasitjet e shkurtra  ashtu dhe ato të përziera. Shkon mire me nënshartesat Kobber 5  bb,  110  R,  1103  P.  Preket nga sëmundjet kërpudhore, tenja, kalbëzimi. Grumbullon mesatarisht 23-25%  sheqer, por  në  vite  të  veçanta sasia e sheqerit arrin 27%. Piqet vonë.

Përdorimi: Kultivar kryesisht për prodhimin e verës për tryezë, me përmbajtje  të  lartë  alkoolike, të qëndrueshme e me trup të plotë, por që përdoret shpesh edhe për konsum të freskët.