Reklame:

Landfilli i Fierit i jep zgjidhje problemit te mbetjeve urbane ne Divjake

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane prej kohesh eshte problem per banoret e fshatrave buze kenetes, vecanerisht per Zharnecin, Kryekuqin Gurin dhe Kamenicen te cilat jane fare prane pikes se grumbullimit te tyre.

Nje tjeter arsye qe kjo pike eshte shume problem eshte zona shume prane rruges automobilistike por vecanerisht shume prane qendrave te banuara dhe lagunes.

Kullimi i mbetjeve urbane rrit ndjeshem demtimin e ujerave nentokesore dhe kjo ndot çdo gje ne zonen ku filtrohen keto ujera qe me pas nga shirat perfundojne ne kenete.

Nisur nga ky shqetesim nje grup te rinjsh prej 10 personash diten e premte kane marre nje takim me kryetarin e bashkise z. Fredi Kokoneshi duke i percjelle gjithe shqetesimin e banoreve.

Problemi tjeter me i rendesishem se vete mbetjet ne kete periudhe vape veç grumbullimit te plerave apo aromes se keqe eshte edhe venia e zjarreve nga ndonje person i pandergjegjeshem dhe kjo e ben akoma me te rende situaten pasi gjithe tymi shkon ne shtepite e tyre.

Shoqeruar kjo me eren e keqe e mbytese qe i bezdis ne mbremje duke mos i hapur dot dyert e dritaret, megjithe vapen perveluese.

Kryetari i bashkise mbasi u njoh me shqetesimin e te rinjeve u premtoj se kjo situate nuk varet vetem prej tij.
Me te mbaruar landfilli i Fierit te gjitha mbeturinat e zones perreth, nga Guri, Grabiani e gjitha bashkia Divjake do te hiqen menjehere pamvarersisht kostos se larte qe ka ky proces.

“Une si Kryetar i Bashkise Divjake e ka pranuar prej kohesh problemin e mbetjeve por nuk kam fuqine e duhur per rastin e mbetjeve. Ngritja dhe venia ne pune e landfillit ne Fier eshte e vetmja zgjidhje. Mbas kesaj do te meremi me eleminimin e vatres se mbetjeve duke eleminuar mbetjet e riciklueshme dhe duke e mbuluar me dhe gjithe fushen e mbetjeve dhe krijimin e nje pylli orbital ne ruajtje dhe rikuperim te mjedisit ne kete zone”. – shprehet kryebashkiaku i Divjakes Fredi Kokoneshi.