Reklame:

A e dini se po vini ne rrezik shendetin gjate gatimit te orizit

Menyra e gabuar e te gatuarit po ve ne rrezik shendetin e atyre qe e konsumojne kete produkt. Ja pse ndodh kjo gje!  Orizi permban arsenik dhe kjo menyre e te gatuarit, duke e zier me pak uje derisa ky i fundit te avulloje le gjurme te arsenikut ne ushqim, pasi nuk mund te largoje sasine qe gjendet brenda.

Shkencetaret paralajmerojne se metoda normale e te gatuarit te orizit i shkakton konsumatoreve nje sere problemesh shendetesore si semundjet e zemres, diabeti, kanceri dhe semundjet e zhvillimit.

Orizi ndotet nga kjo substance helmuese gjate kohes qe rritet, si pasoje e toksinave industriale dhe pesticideve dhe per pasoje nuk mjafton qe ne ta gatuajme thjesht me nje te ziere.

Menyra me e sigurt e gatimit te orizit eshte kjo:  Pasi ta keni lene ate gjate gjithe nates ne uje, shpelajeni mire derisa uji te pastrohet. Me pas perdorni metoden e gatimit, ne raportin 1 me 5, pra 1 gote oriz me 5 gota uje.