Reklame:

Arsyet pse avokadoja duhet te jete pjese e vakteve tuaja ushqimore

  1. Humbje ne peshe

Studimet kane treguar se konsumimi i gjysme avokadoje e ben organizmin te ndjehet i ngopur deri ne 5 ore me pas dhe largon nevojen e deshiren per te ngrene. Endrra e te gjithe atyre qe mbajne diete.

  1. Presioni i gjakut
    Avokadot jane te pasura me kalium, i cili eshte shume i dobishem ne menaxhimin e presionit te gjakut.
  2. Syte
    Avokadot jane te vetmet qe permbajne ne sasi te larte dy perberes te rendesishem natyrore, luteine dhe zeaksanthine, te cilet jane te nevojshem per shendetin e syve, ndaj konsumimi i avokados ndihmon per te luftuar verberine.
  3. Kolesteroli
    Avokadot mund te ndihmojne ne ruajtjen e kolesterolit ne nivele te pershtatshme, pasi jane burim i rendesishem i atyre qe quhen yndyrna te shendetshme.
  4. Lekura
    Antioksidantet qe gjenden ne avokado, si karotenoidet, vitamina E dhe vitamina C, mbrojne lekuren kunder demtimit. Nje karotenoid i veçante, luteina, ndihmon dhe e hidratimin dhe elasticitetin e lekures.
  5. Shtatzeni
    Duke qene se ky frut eshte i pasur me vitamine B6, vitamine C, folat dhe kalium, eshte nje burim i shkelqyer per te marre vitaminat dhe vlerat ushqyese qe nena dhe foshnja kane nevoje.
  6. Kockat
    Avokadot jane nje burim i konsiderueshem i vitamines K. Perveç kalciumit dhe vitamines D, vitamina K eshte po aq e rendesishme, sepse ndihmon trupin qe te perthithe me mire kalciumin.
  7. Vlerat ushqyese

Perfshirja e avokadove ne nje vakt mund t’ju jape vlerat ditore te rekomanduara si: 25% te vitamines C, 39% vitamine K, 30% folat dhe 21% kalium.

  1. Perthithja e lendeve ushqyese
    Konsumimi i nje avokadoje çdo dite, shoqeruar me nje sallate, mund te ndihmoje per te perthithur siç duhet karotenoidet esenciale, si alfa-karotene, beta-karotene, luteine dhe likopine.
  2. Yndyrnat e shendetshme
    Avokadot jane nje burim i rendesishem i yndyrnave te shendetshme, te cilat mund te ndihmojne ne uljen e rrezikut te atakut ne zemer.

Ja pra, sa shume perfitoni vetem duke perdorur avokado ne ushqimin tuaj.