Reklame:

Kombinimet e duhura per nje ushqyerje te shendetshme

Sic dihet, rregulli baze i te ushqyerit eshte ngrenia ne menyre te shendetshme dhe te ekuilibruar. Por ketu te gjithe bejme gabime. Dhe, sipas dietologeve, gabimet me te medha me ushqyerjen e shendetshme nuk jane aspak ne perzgjedhjen e produkteve, por ne kombinimin e tyre. Nje jete e shendetshme dhe me pak komplikacione ne organizem eshte e lidhur ngushte me keto kombinime te duhura dhe ato qe nuk duhen kansumuar bashke. Prandaj themi qe duhen ditur disa kombinime te produkteve per te seleksionuar ato qe jane te shendetshme nga ato qe nuk jane.

Me konkretisht disa kombinime te duhura produktesh jane:

Spinaq dhe vaj ulliri

Spinaqi permban vitamine K, e rendesishme per faktorin e koagulimit te gjakut. Per ta asimiluar me mire ate, duhet ta shoqeroni me vaj ulliri. Ky eshte kombinimi i pare dhe me perfekti sepse qe te dy keto produkte jane shume te domosdoshme per shendetin tone dhe nese merren se bashku nuk ja humbasin vlerat njeri-tjetrit, por na ndihmojne neve qe te kemi nje organizem me te shendetshem.

Luleshtrydhe dhe kos

Bashkimi  i luleshtrydhes dhe i kosit natyral keshillohet ne rastet e dhembjes se barkut. Kalciumi i pranishem ne kos eshte ne gjendje te rregulloje spazmat, ndersa kaliumi qe permban luleshtrydhja redukton lengjet e teperta. Keshtu trupi hidratohet ne menyren e duhur dhe merr vitaminat e nevojshme.

Banane dhe bajame

Bajamet dhe bananet permbajne tirosin dhe triptofan. Behet fjale per dy aminoacide qe ju rrisin humorin. Ne rastet kur ju jeni te stresuar dhe ne ankth ky kombinim eshte perfekt per t’ju qetesuar. Do te ndjeheni shume mire nese e konsumoni para nje provimi, ose pas nje dite pune shume te lodhshme etj.

Specat dhe karkalecat e detit

Specat dhe karkalecat e detit se bashku mbrojne syte nga rrezet e diellit. Te gjitha perimet me ngjyre te gjelber dhe te verdhe jane te pasura me luteina dhe zeaxantin, ndersa karkalecat e detit me astaxantin. Keto tre substanca i perkasin familjes se karotenoideve, qe mbrojne retinen nga stresi i shkaktuar nga drita dhe permiresojne shikimin.

Salmon dhe brokoli

Perimet si brokoli permbajne nje sasi proteinash qe te bashkuara me vitaminen D, e pranishme ne salmon, i lejojne organizmit te beje nje asimilim korrekt te kaliumit, i rendesishem per shendetin e kockave.

Molle dhe çokollate e zeze

Thuhet se “nje molle ne dite mban larg mjekun”. Ky frut permban kuercetin, nje antioksidant qe mbron enet e gjakut. Veprimi i saj fuqizohet nga katekina, nje tjeter antioksidant qe gjendet ne rreth 70% te çokollates se zeze.

Kombinime qe duhen eliminuar, sepse nuk jane te shendetshme:

Buka e bardhe dhe marmelata

Ky kombinim behet zakonisht ne mengjes, por ne fakt nuk eshte i duhuri, sepse permban nje sasi te madhe sheqeri dhe nuk jep energjine e duhur, perkundrazi, ju mban te lodhur gjate gjithe dites. Ju mund te ndiheni te ngopur dhe te kenaqur per momentin, por fuqite do te pakesohen dhe shume shpejt do te ndjeni efektin e lodhjes.

Qumesht dhe drithera

Ky eshte nje mengjes shume popullor, por qe ka rreziqe. Te dy ushqimet permbajne karbohidrate qe treten lehte, te cilat mund te shkaktojne rritje te sheqerit ne gjak dhe ulje te energjise.

Qofte me pure patatesh

Qoftet jane nje burim i mire proteinash, por ato kane permbajtje te larte yndyrash dhe kalorish. Nderkohe pureja siguron pak fibra dhe duke pasur ne perberje edhe gjalpin, behet nje vakt me nivele te larta yndyre te ngopur. Perveç kesaj, mungesa e fibrave mund te shkaktoje kapsllek. Prandaj keto kombinime produktesh nuk duhet te ndodhin dhe ne kete menyre ju do te ndiheni me mire dhe do t’i dhuroni vetes nje shendet te plote.