Reklame:

Lakra e Brukselit e dobishme veçanerisht te grate e moshuara

RËNDËSIA E KULTIVIMIT TË LAKËR BRUKSELIT.Disa studime të fundit australiane tregojnë se konsumi i perimeve të tilla si  lakra, lulelakra, lakra e Brukselit dhe brokoli janë mjaft të dobishme për të forcuar punën e zemrës te gratë e moshuara.

Një studim i Universitetit të Australisë Perëndimore në më shumë se 950 grave të moshës 70 vjeç e lart, zbuloi se ato që hanin më shumë perime, kishin  mure  më të hollë arteriale.

Trashja  e mureve të arteries, e njohur si ateroskleroza, është shkaku themelor i sëmundjeve kardiovaskulare.

RËNDËSIA E KULTIVIMIT TË LAKËR BRUKSELIT.“Kjo është një nga disa studimet që kanë hulumtuar ndikimin e mundshëm të llojeve të ndryshme të perimeve në sëmundjen e aterosklerozës “, tha Lauren Blekkenhorst, autor i studimit dhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Australisë Perëndimore në Craëley. Studiuesit vunë re se muret e arterieve te gratë që konsumonin perime ishin 0.05 mm më të holla.Sipas studiuesve kjo ishte një e dhënë shumë e rëndësishme pasi një rënie prek 0.1 mm e trashësisë së mureve arteriale sjellin një rënie me 10-18% të rrezikut të goditjeve të zemrës.