Reklame:

Trofta e Ohrit perballet me zhdukjen

Trofta e Ohrit përballet me zhdukjen në liqenet e origjines për shkak të ndotjes, specieve pushtuese dhe peshkimit të tepërt.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët e Ballkanit, të cilët thonë se edhe një ndalim i propozuar i peshkimit nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar speciet.

Për shkak të pakujdesisë njerëzore në dhjetë vitet e fundit trofta e Ohrit po bëhet peshku më i rrezikuar.

Në të kaluarën kushtet e liqenit kanë qenë të tilla që e kanë bërë liqenin të jetë i natyrës së mbyllur, prandaj në liqen nuk kanë mundur të migrojnë lloje të tjera të peshkut që ka bërë troftën e Ohrit të ruaj strukturën. Trofta dallohet jo vetëm për nga pamja e saj e jashtme, por edhe për nga mishi, për nga ushqimi dhe jeta që bën. Ajo jeton në thellësi të mëdha të liqenit.

Nevoja për marrjen e masave për mbrojtje të troftës janë të natyrës urgjente sepse po përballet me probleme serioze të mbijetesës.

Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare u bë pasuri e UNESCO në 5 korrik 2019 me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43 të mbajtur në BAKU, Azerbaxhan.