Reklame:

Radhe te gjata per pasaporta

Ne Komisriatin e Lushnjes kete muaj ka pasur radhe te gjata ne zyren e shperndarjes se pasaportave biometrike, ku  edhe temperaturat kane qene te larta.

Dhjetra qytetare qendrojne ne pritje te terheqjes se pasaportes apo edhe te aplikimit per te marre nje te tille. Krahas temperaturave te larta qytetaret shpesh here qendrojne ne pritje te ardhjes se kuponeve per pashaporta te cilet jo ne pak raste mungojne ne kete muaj.

Tek komisariati qytetaret jane disi me mire krahasuar me zyren e aplikimit prane godines se gjendjes civile. Ne vetem nje koridor te ngushte qendrojne ne pritje dhjetra familje te cilet duan te aplikojne per karta  identiteti dhe per pashaporta. Temperaturat e larta ja veshtirsojne qendrimin ne pritje moshes se trete dhe femijeve te cilet jo pak here shfaqin edhe shqetesime.