Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërprerë aktivitetin e 3 subjekteve në Jug të vendit si dhe ka ndëshkuar me 3.85 milionë lekë furra buke, markete dhe fast food-e për kundërvajtje ligjore. Të tre subjektet të cilave ju është bllokuar aktiviteti ndodhen në zonën e Himarës.
Në njoftimin zyrtar, AKU ka deklaruar se është konstatuar ushtrim aktiviteti i palicensuar, kushte të papërshtatshme higjeno- sanitare, mangësi në dokumentacion si dhe etiketim i parregullt i produkteve, çka ka sjellë dhe bllokimin e dhjetra kilogram produkteve të pasigurta për konsum.