Reklame:

Rumani, shkelen sanksionet e BE-ne mbi eksportet ne Gjirin Persik

Rumania po u shkon deri në fund eksporteve shumë të diskutuara të 70 mijë deleve të gjalla në Gjirin Persik. Edhe pse Brukseli po bën thirrje që të mos e bëjnë, pasi për shkak të temperaturave ekstreme kafshët do të vuajnë gjatë transitit.

“Të dhënat e mbledhura tregojnë se kafshët e gjalla po transportohen në kushte të tmerrshme drejt Gjirit Persik gjatë verës”,- tha Vytenis Andriukaitis, Komisioneri i BE-së për Sigurinë Ushqimore dhe Shëndetin në një letër drejtuar ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Petra Daea.

“Duke marrë në shqyrtim parashikimin e motit në Gjirin Persik gjatë korrikut, temperaturat do të arrijnë deri në 46℃… Unë do t’ju udhëzoja, si një akt përgjegjësie, të ndaloni menjëherë eksportonin e bagëtive të imta”, – shkruhet në letër.

Ngarkesa me 70 mijë dele besohet se është nisur në drejtim të Kuvajtit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për “Festivalin e Sakrificës” që mbahet në gusht, sipas Eurogrupit për kafshët.

Daea deklaroi në një televizion rumun se për asnjë gjë nuk do ta merrte në konsideratë ndalimin e eksporteve.
Grindja midis Bukureshtit dhe Brukselit po vjen në një moment kur BE-ja po bën presion ndaj shteteve anëtare për kufizimin e eksporteve. Australia, ish-eksportuesja më e madhe e bagëtive të imta, shpalli një masë ndalimi 3-mujor për tregtinë e bagëtive të gjalla me Lindjen e Mesme gjatë sezonit të nxehtë të verës, duke planifikuar që të ndalojë aktivitetin e këtij sektori në 5 vitet e ardhshme. Eksportet rumune të bagëtive janë rritur që nga 2015 sipas shifrave nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë.