Reklame:

Arsyet se pse nuk duhet ta fusni ne ngrirje akulloren e shkrire

Keni blere nje tas te madh akullore per ta ngrene me miqte apo familjaret tuaj dhe pasi keni shperndare akullore, keni biseduar apo jeni argetuar jashte shtepise shihni se ka tepruar pak akullore, por eshte shkrire. Mendimi i pare qe ju vjen eshte ta fusni serish ne ngrirje. Gabim!
Ka disa lloje ushqimesh qe nuk duhen ringrire asnjehere dhe nje prej tyre eshte akullorja. Ja pse:

  1. Humbet ajri
    Ajo çka e ben akulloren kaq speciale eshte ajri i fiksuar tek akullorja gjate pergatitjes, i cili i jep dhe perbajtjen kremoze dhe te shndritshme. Kur shkrin, ajri humbet. Ndaj kur e fusni prape ne ngrirje. Ngrin ne nje mase te dendur, ndaj ju duhet ta punoni serish qe te riktheni ajrin ne masen e akullores.
  2. Behet me kokrra
    Heren e pare kur ngrin akullorja, kristalet e akullit qe e formojne embelsiren jane te vogla dhe uniforme. Ne rast se rifutet ne ringrirje formohen kristale akulli me te medha duke krijuar nje embelsire te pakendshme me kokrriza te medha.
  3. Me shume mundesi eshte e pasigurt per t’u ngrene
    Si çdo produkt bulmeti, nese lihet ne temperature dhome per nje periudhe te caktuar kohe, bakteret e demshme fillojne te shtohen duke shtuar rrezikun e semundjeve te ndryshme.