Shkaktohet nga kërpudhat Pythium Spp.Prings. Patogjenët e kanë natyrë polifage dhe prekin disa specie bimësh bujqësore, sidomos në fazat e para të zhvillimit të tyre.
Simptomat
Në rastet e infektimit nga këta patogjenë me origjinë nga toka, ndodh kalbja e farës dhe kalbëzim i qafës së kërcellit dhe rrënjëve të reja.
Në indet e prekura në bazën e kërcellit krijohen njolla të errta (Figura. 21).
Mbi njollat formohen pulla myku të bardha, që paraqesin sporifikimin e kërpudhës. Kërcejtë kalben dhe këputen. Në kohë të lagësht dhe në toka të pa kulluara nga disa specie të patogjenit preken edhe frutat e gjelbërt ose të pjekur.
Menaxhimi i sëmundjes
Masa agroteknike: Mënjanimi i lagështisë së tepërt në tokë dhe sigurimi i temperaturës optimale rreth 180 C gjatë rritjes së fidaneve, ajrosje dhe dritëzimi sa më i mirë i fidanëve, përdorimi i farës së pastër nga këta patogjenë.
Kontrolli kimik: Për lufimin kimik përdoren dezinfektantët e tokës me veprim të gjërë si: Metam sodium, Formaldehyde etj. Gjithashtu kryhen trajtime të bimëve me Propanocarb, Metalaxil, Tiofonat metil, Carbendozine, Clorthalonil, Preparate bakri etj.