Reklame:

Vaji i ricinit pastron komplet sistemin limfatik

Sistemi limfatik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përtëritjen e indeve dhe shërimin e shumicës së organeve të përflakura.

Edhe për imunitet ka rëndësi të madhe që çdo ditë të stimulohet drenazhi limfatik, në mënyrë që sistemi limfatik të pastrohet.

Sistemi limfatik pastron lëngjet të cilat rrethojnë qelizat, eliminon mbetjet dhe papastërtitë dhe kështu u mundëson qelizave të funksionojnë normalisht.

Nëse sistemi limfatik nuk është i shëndetshëm, mund të ndodhin një sërë problemesh serioze shëndetësore, ndër të cilat janë edhe skleroza multiple, sindroma e lodhjes kronike, dhembje, obezitet, fryrje, probleme me tretjen dhe firbomialgjia.

Sistemi limfatik pastrohet shumë lehtë – me vaj ricini.

Nuk ekziston ilaç i cili mund të përmirësojë qarkullimin e limfës, mirëpo ky problem lehtë mund të zgjidhet me ndihmën e vajit të ricinit.