Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e 4 subjekteve në Lushnjë, Fier dhe Durrës.
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte, AKU konstatoi ushtrim aktiviteti të palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion, si dhe etiketim të parregullt të produkteve.
Për shkeljet e kryera, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi 6.1 milionë lekë në 4 aktivitetet e lartpërmendura.
Njoftimi i plote i AKU:
Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:
Subjekti “B. Z.” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- “Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
- “Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
- “Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
- “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “D. Gj.” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- “Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
- “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “A. B.” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- “Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
- “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Sh. T.” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- “Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
- “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
- “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.