Reklame:

Koralet riprodhohen ne laborator- Shkencetaret ne Florida publikojne arritjen historike

Shkencëtarët në Florida kanë riprodhuar artificialisht një specie koralesh në zhdukje për të parën herë në një akuarium. Sipas tyre, ky zhvillim i ri jep shpresë të madhe për të bërë gjëra të mëdha në këtë drejtim në të ardhmen, sidomos për të rikthyer në jetë, speciet të cilat janë në rrezik zhdukje, si lloji i koralit në fjalë.

Shkencëtarët shpresojnë kështu që ekspertizën e re ta përdorin për të shumuar koloni të reja koralesh në Florida, ku ndryshimet klimatike, ndotja dhe sëmundje të ndryshme kanë përgjysmuar brezin koralor gjatë viteve te fundit. Madje, koralet e kultivuara në kushte laboratorike duhet të jenë edhe më të forta se ato ekzistente, thonë shkencëtarët të cilët janë marrë me rastin në fjalë.

Nxitja e koraleve që të lëshojnë vezë në një akuarium është një detyrë tepër e vështirë pasi duhen imituar deri në detajin më të vogël kushtet në oqean, për të krijuar habitatin e tyre natyral. Që nga temperatura e ujit e deri te niveli i dritës janë të gjitha çështje që kërkojnë kujdesin maksimal.(SCAN)