Reklame:

Shqiptaret populli qe ka besimin me te larte ne Europe ne institucionet e BE-se

Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë ngaçdoshtet tjetër europian në institucionet e BE-së.

Sipas një raporti të Eurostat gati 80 për qind e popullsisësë Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian me 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.

Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanështete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca e tj.

Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera tëRajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulwt.

Ky besim i lartë i shqiptare tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.

BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros ikoordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.

Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike.