Banorët e Lagjes Sinanaj në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes ne kodren e Vainit, megjithëse vetëm dy kilometra larg në vijë ajrore me qendrën e qytetit, prej 30 vitesh të gjitha problemet social-ekonomike i kanë zgjidhur duke ecur në këmbë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.
Të ndodhur në këtë situatë 20 familje të lagjes kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qyteti.
Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës, e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.
“Që në fillimet e demokracisë komuniteti nuk ka pas rrugë. Bëjnë nga 45 minuta rrugë për të shkuar në shkollë, pasi atje e bëjnë edhe 9 vjeçaren edhe të mesmen. U mblodhën banorët vetë për të bërë rrugën me sakrifica duke shitur qumështin, perimet sepse nuk kanë të ardhura të tjera.
“Me sakrifica duke shitur gjëra. Kemi pas probleme. Mua më vdiq xhaxhai sepe nuk ngjitej ambulance deri këtu. Kemi qenë edhe jashtë shtetit. Atje për një stan bëjnë rrugë e ndriçim. Nuk jemi bagëti”, shprehen banorët.
Kaq pranë qytetit por edhe kaq larg tij si pasojë e mungesës së rrugës banorët e kanë gjetur zgjidhjen vetë. (report)