Funskionet e veshkave janë të shumta, dhe problemi më i vogël te to mund të shkaktojë çrregullime të dukshme në organizëm.
Mbrojtja e tyre kërkon stil të shëndetshëm jetese, që nënkupton edhe ushqime të shëndetshme.
Lista e publikuar nga nutricionistët përfshin ushqimet si panxhari, boronicat selino, qepa, qershitë, luleshtrydhet, elbi, ananasi, rrepat dhe trangujt.
I pari nga ushqimet, panxhari i kuq është shumë i pasur në potasium dhe ka aftësi diuretike dhe dizintoksikuese, që do të thotë se largon nga veshka ujin e tepërt dhe largon toksinat që i ngarkojnë ato.
Edhe boronicat kanë po ashtu efekt detoksikues dhe ndihmojnë në pastrimin e fshikëzës së urinës. Konsumimi i tyre pengon zhvillimin e infeksioneve bakteriale.
Selinoja ka veti diuretike pasi ndihmon heqjen e ujit nga organizmi, zbërdhen gurët në veshka dhe largon “urinimin e rrejshëm”.
Qepa ka efekt antibakterial dhe diuretik, si dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik nga veshkat. Sa u përket qershive, ato pengojnë zhvillimin e presionit të urinës në veshka, ashtu si bëjnë edhe luleshtrydhet.
Elbi është shumë i rëndësishëm pasi ka efekt pastues dhe drenues në veshka, ndërsa ananasi dhe rrepat kanë vitaminat e duhura për të luftuar infeksionet më të shpeshta urinare.