Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin shtator

Kalendari i bujkut ka vetem karakter te informimit per të gjitha kulturat bujqësore që kultivohen, per mbareshtrimi e blegtorise dhe bletarise.
Me poshte po japim punet kryesore që do të behen dhe kujdesi qe duhet nga bujqit per te marre masa ne mbrojten e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit per muajn SHTATOR 2019

PUNIMET NË ARA
Për bimen e Misrit.
Ne misrat duhet te behet kujdes ndaj krimbave në qoftë se kemi prekje pradaj duhet të sperkaten me insekticde, në të kundert nuk bejm trajtime. Në ngastrat ku misri është në kallzim duhet të behet trajtime kimike, faza me mire eshte deri kure mustaqet marrin ngjyre të kafe

Për bimen e Ullirit
Në kete muaji menjeher pas renjes se shirave miza e ullirit shtohet jashte mase prandaj duhet te marrim masa per trajtimet kimike. Disa lënde aktive për luftimin e mizes se ullirit.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, dimethoate, deltamethrin etj.

Për bimen e Patates:
Bima e patates në zonen e Shllakut ,Temalit,Toplanes, Serme si edhe në të gjith zonen verilindore buberreci i patates do te jete i pranishem. Prandaj duhët të bëjme nderhyrje.
Disa lënde aktive për luftimin e bubërrecit
Kundër Bubërrecit . Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Spinosad, Cypermethrin.

Për bimen e Hardhise.
Në vreshtat .
Ne kete muaj problem mbetet per kultivaret qe piqen vone : per tenjen duhet te behet nje trajtim kimik per të korigjuar të metat e trajtimit të meparshem.
Per kalbezimin duhet te vazhdojne trajtimet.
Disa lënde aktive për luftimin, , kalbezimit dhe tenjës:
Për luftimin e tejes Chlorpyrifos, Chlorpyrifos + Cypermethrin, deltamethrin etj.
Për luftimin kalbezimit :signum, skala, bravo etje.

Për bimen e Molles dhe të Dardhes
Ne kete muaji duhet te behen trajtime kunder breshkzes se kalifornise.
Disa lënde aktive për luftimin krimbi i mollës Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Acetamiprid, Imidacloprid, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine.
Për bimen e Lakres.
Kete muaji do te shfaqen afidet qe duhet te kemi kujdes duke kontrolluar cdo dite. Prezent do te jete edhe krimbi i lakres dhe tenja jeshile krimi, pranaj bimet duhet të kontrollohen dhe të merren masa për luftimin e tyre.
Disa lënde aktive për luftimin e krimit , tenjes jeshile dhe afideve.

Për bimet e Agrumeve
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë :
Tenja minuese ,dy trajtime mbrenda muajit jane te domosdoshme.
Disa lënde aktive për luftimin e Afideve ,krahebardhave dhe tenjës minuese
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Spinosad, Cypermethrin.