Reklame:

VKM vendos kalimin e se drejtes se pronesise mbi parcelat e objekteve te legalizuara ne qarqet kryesore te vendit

Në mbështetje të Kushtetutës dhe në kuadër të legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve pa leje, Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 300 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara.

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë do të kryhet sipas qarqeve.

Për Qarkun Tiranë, numri i parcelave ndërtimore është 82, me sipërfaqe të përgjithshme 23 497m².

Për Qarkun Berat, numri i parcelave ndërtimore është 22, me sipërfaqe të përgjithshme 6 121 m².

Për Qarkun Shkodër, numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithshme 522 m².

Për Qarkun Elbasan, numri i parcelave ndërtimore është 62, me sipërfaqe të përgjithshme 18 738 m².

Për Qarkun Durrës, numri i parcelave ndërtimore është 24, me sipërfaqe të përgjithshme 10 136 m².

Për Qarkun Gjirokastër, numri i parcelave ndërtimore është 101, me sipërfaqe të përgjithshme 25 416 m².

Për Qarkun Vlorë, numri i parcelave ndërtimore është 6, me sipërfaqe të përgjithshme 1 430 m².

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë, Berat, Shkodër, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë do të regjistrojnë brenda 5 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.