Ushqimet jo vetem duhet te jene te shijshme, por edhe te shendetshme.
Miliona tema shfaqen çdo dite per diskutim, dhe kjo vlen edhe per industrine ushqimore. Njerezit pelqejne te provojne shije te reja, por nuk mendojne nese jane apo jo te shendetshme.
Natyrisht, ne e dime qe frutat dhe perimet jane me te shendetshme sesa kokoshkat, embelsirat apo pijet e gazuara. Por, ju nuk e keni idene qe keto 5 ushqime te njohura si te shendetshme, nuk jane me te vertet ashtu.
- Ushqime me pak yndyre, ose pa yndyre fare
E dime qe ju doni te humbni peshe dhe refuzoni te hani ushqime me yndyra. Dietat tuaja te varfra ose pa yndyre nuk jane te shendetshme. Studimet kane treguar se keto lloj ushqimesh kane shume embelsues artificial.
- Dieta te uleta ne karbohidrate
Keto jane dietat me te perhapura dhe te njohura ne bote, por dobia e tyre nuk eshte vertetuar. Ju duhet te dini qe karbohidratet jane te nevojshme per trupin tuaj, qe te siguroni elementet e nevojshem qe trupi te kete energji.
- Ushqimet e ngrira me pak kalori
Asnjehere mos i hani! Trupi ka nevoje per ushqime te fresketa, te shendetshme dhe ne menyre te ekuilibruar. Vetem keshtu mund te keni nje trup te bukur dhe te shendetshem. Ulja e kalorive do te çoje ne ngadalesim te metabolizmit.
- Zevendesimi i mishit me produkte sallamerie
Kete zevendesim mos e beni asnjehere, pasi trupi juaj ka nevoje per proteinat e mishit. Mishi, ushqimi i detit dhe veza jane zgjidhja me e mire. Ngrenia e produkteve te sallamerise as nuk ju dobeson as nuk eshte e shendetshme.
- Ju shmangni frutat per te reduktuar sheqerin
Ky eshte nje qendrim plotesisht i gabuar. Menyra me e mire per te reduktuar sheqerin eshte shmangia e karameleve, biskotave apo embelsirave te tjera. Ju duhet te hani sa me shume fruta. Ata mbushin trupin me sasine e nevojshme te vitaminave dhe mineraleve.