Nje studim i Universitetit te Oksfordit tregon se mungesa e frutave dhe perimeve do te rriste çmimet dhe do te ndryshonte dieten boterore. Ne planet do te vdesin 534 000 persona me shume ne vitin 2050 dhe ky skenar kerkon zgjidhje.
Banania. Ne dhjetor te 2015 revista shkencore “Plos Patogens” njoftonte se nje kerpudhe e quajtur tropical race (TR4) mund te fshije nga faqja e tokes nje nga frutat me popullore dhe ushqyese qe ekzistojne ne bote. TR4 eshte nje mutacion i semundjes se Panamase, provokuar nga Fusarium oxysporum qe sulmon rrenjet e disa varieteteve te kesaj bime. Konkretisht sulmi i TR4 shkon direkt edhe tek varieteti Cavendish, te cilit i perkasin 99% te bananeve qe shiten ne vendet e zhvilluara. Praktika e monokultures, mungesa e diversitetit ne kete lloj fruit mund te kete pasoja shkaterruese.
Vera. Ndoshta ne vitin 2090 nuk do te kete vere merlot, as kabernet sauvignon, as shardone, sarah per shkak te ndryshimeve klimaterike. Hardhia eshte nje bime shumevjeçare dhe preket nga klima, nuk mund ta mbjellesh çdo vit, – thote Inaki Garcia Cortazar, inxhinier ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Agronomike franceze. Ne keto 30 vitet e fundit vreshat europiane kane patur nje lulezim te parakohshem prej dy javesh dhe nje muaj para per vjelje produkti. Ka ndryshuar edhe perberja e rrushit. Ne pjesen me te madhe te vreshtarise franceze eshte shtuar sheqeri qe korrespondon me nje grade alkooli çdo10 vjet. Kane humbur 0,5 dhe 1 g/l aciditet. Problemi eshte se vetem 10 varietete mbulojne 40% te vreshtarise boterore dhe ne disa vende si Zelanda e Re dhe Kine nje i vetem ze 80% te siperfaqes se kultivuar. Keto varietete nuk perfaqesojne biodiversitetin, jane ato qe me mire perdorin ujin, jane me te tregtuarat, meqe nuk provohen rrush te rinj konsumatori merr vetem ato qe njeh. Zgjidhja eshte studimi i varieteteve te harruara per te identifikuar ndonje qe te mund te pershtatet me kushtet e se ardhmes.
Avokadoja. Eshte simbol i yndyres se shendetshme. Konsumi eshte trefishuar, nje kerkese shume e larte per nje bime tropikale qe kerkon shume uje. Plantacionet me avokado po zevendesojne pishat ne Meksike dhe ne Kili, çka rrit CO2 dhe pershpejton ndryshimet klimaterike dhe mungesen e ujit. Zgjidhja do te ishte kerkimi i varieteteve qe durojne ne thatesire.
Luleshtrydhet. Nga studimet e kryera eshte vene re se rritja e temperaturave mund te shfarose kete bime. Rritja e temperaturave ben qe te kemi nje prodhim te parakohshem dhe ulje te rendimentit te pergjithshem ne vjelje si dhe ne kohezgjatjen e ciklit kultivues.
Kafeja. Kerkuesit e kopshtit Botanik te Kew ne Londer vleresojne se bima e kafes arabike ne gjenden e eger eshte ne rrezik zhdukje. Pyjet tropikale, ku rritet po zhduken dhe bimet e kafshet e atyre zonave do te jene me te kercenuarat ne planet. Ne vitin 2080 nuk do te kete asnje gjurme prej saj. Kafeja arabike perben 70% te prodhimit boteror dhe ka histori semundjesh, parazitesh dhe renie te produktivitetit dhe kultivuesit gjithmone kane kuruar natyren dhe diversitetin gjenetik per t’u perballur me to. Pa nje kafe ne gjendje te eger, ndryshimi me i vogel klimaterik ose nje semundje, do ta shfarose. Do te mbetet vetem varieteti i kafes robusta, i hidhur dhe me dyfishin e kafeines sesa kafese arabike. Kjo kafe perdoret per kafen e çastit.
Midhjet. Kur dioksidi i karbonit grumbullohet ne atmosfere, oqeani e thith nje te katerten e CO2 qe mbyt ajrin. E keqja eshte se kur shkrihet ne uje redukton ph. Oqeanet acidifikohen dhe disa lloje paguajne nje çmim te larte sidomos midhjet. Studimet tregojne se kalçifikimi reduktohet me 10% ne guaskat e gocave te detit dhe me 25% tek midhjet. Disa ekzemplare nuk arrijne fazen e rritjes dhe jane pre gjahu. E ardhmja e tyre eshte ne rrezik.
Gruri. Kete vit do te prodhohen 750 milione tonalata grure, produkti me i rendesishem ne bote. Lenda e pare me e perdorur per buke eshte pjese e domosdoshme qysh nga kohet e romakeve, por e ardhmja e tij eshte e pasigurt. Sipas nje studimi te publikuar nga “Nature Climate Change” tregon se korrja do te reduktohet me 6% per çdo grade temperature.
Patatet. Nese niveli i merkurit do te rritet, prania e paraziteve, ngrohja e temperaturave do te sjelle semundje te reja qe kercenojne plantacionet e patateve. Sipas parashikimeve ne vitin 2085 prodhimi do te reduktohet me 26%. Shume per nje planet çdo vit e me te populluar, qe ky zhardhok pas grurit dhe orizit eshte produkti me i kerkuar. Megjithate shkencetaret besojne se ky produkt me mijera varietete do te lejoje qe t’u pershtatet ndryshimeve me mire se te tjerat.
Kakao. Nese nuk do te ndryshojne gjerat, nje cope çokollate do te jete nje luks. Pema e kakaos rritet vetem ne 10º dhe 20º lartesi, gjithmone nese ka temperature te qendrueshme, lageshtire dhe shira te bollshme, nje toke te pasur me nitrogjen dhe te mbrojtur nga era. Nje xhungel tropikale si ajo e Bregut te Fildishte dhe Ganes, plantacionet e te cilave kultivojne kakao theobroma prodhojne lende te pare per gjysme e çokollates se botes. Besohet se ndryshimet klimaterike ne vitin 2050 do te sjellin nje rritje te temperaturave prej 2.1 gradesh, çka do te reduktoje zonen e kultivimit. Per kete arsye disa kultivues po perpiqen te identifikojne farat me rezistente ndaj thatesires.
Fruta te tjera. Ngrohja globale dhe thatesira per 2050 do te reduktoje terrenet kultivuese te pjeshkave, kajsive, bajameve, kumbullave ne Kaliforni. Ne Australi si ne fushat europiane brenda 15 viteve do te kete me pak molle, sepse dimrat do te jene me pak te bute. Popullata e bleteve qe jane pllenuesit kryesore te pemeve frutore ka rene per shkak te ndryshimeve klimaterike.