Reklame:

Bima e Makthit

Makthi

Helichrysium arenarium Mill

Përhapja: Rritet në vende të thata  dhe të zbuluara të cilat rrihen nga dielli. Në vendin tonë  takohet si në  pjesën e Malësisë së Madhe  por dhe  në  Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër etj.

Përshkrimi: Bimë njëvjeçare që arrin lartësinë nga  30 deri në 40 cm. Lulëzon në qershor dhe në korrik, fryt jep në gusht.

Shtimi:  Zakonisht   në   pranverë me  anën e  copave, mund  të  bëhet dhe me farë.

Përdorimi: Lulet kanë  veti bakterostatike, të nxisin urinimin, prodhimin  e  tëmthir,  veti  spazmolitike  etj.  Droga  e kombinuar dhe  me pelinin përdoret kundër  parazitëve të zorrëve.

Ka një vaj esencial shumë unik në komponentët e tij molekularë. Është vaji i vetëm  që përmban të ashtuquajturat dekitone përbërësit e së cilës njihen për  vetitë anti-inflamatore por gjithashtu ka veti të shkëlqyera relaksuese. Vaj terapeutik me veti regjeneruese, anti inflamator, qetësues. Aroma e Helichrysum të bën të ndihesh mirë dhe  ka një efekt në  psikikë që  mund  të ndihmojë në  lirimin e emocioneve negative.