Reklame:

Nenexhiku mentha

Nenexhiku, mendra

Mentha piperita L.

Përhapja: Bimë me origjinë nga Evropa  dhe Azia, prkatikisht mund të rritet gjithkund, e që përhapet gjerësisht dhe në vendin tonë në pyje e kullota.

Përshkrimi: Kjo është një bimë barishtore me  stolone, kërcell të drejtë e me ngjyrë të kuqe  në  manushaqe (nenexhiku i zi), ose të gjelbër (nenexhiku i bardhë),  katër  këndor  e i degëzuar. Ka gjethe të përkundërta, vezake me  majë, me dhëmbëzime të parregullta, të shogëta me ngjyrë të blertë të errët  e me pak gjëndra.

Lulet  formojnë  kallinj  fundorë,  kanë  kupë të qëndrueshme, kurorë  gati të rregullt si kambanë, me katër pjesë pothuaj të njëjta, në  ngjyrë manushaqe ose bardhoshe. Meqenëse  është një  hibrid steril, shumohet vetëm me pjesë  vegjetative.  Është një specie shumë polimorfe e kultivuar gjithandej edhe në Shqipëri.

Shtimi: Shtohet duke përdorur stolonet me gjatësi jo më pak se 15 cm në vjeshtë ose fillim pranvere por  dhe me fara  që mblidhen në fund të verës.

Përdorimi:  Nga pjesa vegjetative e sapo mbledhur e M. piperita nxirret vaj esencial. Menta  me aromë të fortë, shije pikante  e që lëshon një freski të këndshme, përdoret si stimulant, tonik, antispazmatik, stomakik, karminativ për  rastet e atonisë gastrike, kolike, hepatike e nefritike.

Futet si rregullues shijesh në çamçakëza, karamele, likerna etj. Mentoli hyn në përbërje të  lëndëve  balsamike  bashkë me  euka- liptolin, kamforin, esencën e trementinës. Ndihmon kundër  bllokimeve të frymëmar- rjes, sinozitit dhe bllokimeve të kraharorit.