Reklame:

Fermeret japin alternativen e tyre kunder plastikes

Në korrjen e tyre të parë, Yves dhe Gaëlle Debroc kanë prodhuar një milion pipa kashte për pirje, të gjitha te biodegradueshme, të ripërdorshme dhe rezistente si ndaj të ftohtit ashtu edhe ndaj nxehtësise.

Yves është duke punuar nga një siperfaqe toke prej vetëm gjysem hektari, duke përdorur thekër organike për të bërë alternativen e pipave plastike.

Pipat prej kashte shiten në qendër të qytetit Plomelin por me dy cent për kashtë për bizneset, pipat natyrore aktualisht janë tre herë më të shtrenjta se homologët e tyre plastikë.

Ndoshta arsyeja që ky produkt kushton shumë më shumë se ajo plastike është se procesi nuk është i mekanizuar.

“Asgjë nuk është e mekanizuar, gjithçka është e punuar me dorë, 100% e pastër dhe ne respekt për natyrën”, tha Yves Debroc.

Vlerësohet se një miliard pipa plastike hidhen ne te gjithe globin çdo ditë. Për shkak të efekteve të dëmshme të këtyre mbeturinave masive në mjedis, BE-ja ka vendosur të ndalojë pipat plastike, si dhe plastika të tjera me përdorim të vetëm deri në vitin 2021.