Reklame:

OBSH: Plan vaksinimi per 300 milione femije ne vendet e varfra dhe ne zhvillim

Mes viteve 2021-2025, rreth 300 milionë fëmijë do të vaksinohen në të gjithë botën në vendet në zhvillim.

Programi ambicioz është nga GAVI, thënë ndryshe Aleanca për Vaksinat, që ka grumbulluar një fond për këtë plan me të paktën 7,4 miliardë dollarë.

OBSH, UNICEF si dhe individë privatë, qeveritë e vendeve në zhvillim do të investojnë një total prej 3,6 miliardë dollarësh në programet e tyre të vaksinimit, dyfishi i 1,6 miliardë dollarëve të investuar në 2016-2020.

Plani ”Investment Opportunity 2021-25” nisi me një ngjarje të veçantë të organizuar gjatë edicionit të shtatë të TICAD (Konferenca Ndërkombëtare Tokio për Zhvillimin Afrikan), konferenca ndërkombëtare për zhvillimin afrikan, zhvilluar në Yokohama.