Reklame:

Unaza Bujqesore e Myzeqese, FSHZH: Me shume se 50% e punimeve ka perfunduar!

Rreth 55% e punimeve në Unazën Bujqësore të Myzeqesë ka përfunduar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se pas përfundimit të shtresave asfaltike, aktualisht po punohet me shtrimin e pllakave të trotuareve nga Imesht në Ngurrëz, ndërtimin e veprave të artit dhe mureve rrethuese si dhe  ndërtimin e trotuareve në segmentin Fier i ri – Kashtbardhë.

Punimet në Unazën Bujqësore të Myzeqesë nisën në janar të këtij viti dhe pritet të mbyllen në 2020, në harkun kohor të 18 muajve. Gjithsej janë rreth 11 kilometra rrugë që i janë nënshtruar dhe do t’i nënshtrohen punimeve.

Investimi, në vlerë afro 348 milionë lekë,  do të lidhë Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.

“Unaza Bujqësore e Myzeqesë është një ndër investimet e rëndësishme në rrugët rurale të vitit të fundit, pasi zgjidh përfundimisht problemin e infrastrukturës dhe lidhjes së fshatrave me akset kombëtare” shkruan FSHZH.

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, investimi në Unazën Bujqësore të Myzeqesë do t’ju vijë në ndihmë 40 mijë banorëve të fshatrave, si dhe do zgjidhë problemin e infrastrukturës dhe lidhjes së fshatrave me akset kombëtare.