Reklame:

Kosove: Shqiptaret vjelin per tregti boronicat e Bjeshkeve te Sharrit

Nje denoncim eshte publikuar ne nje media Kosovare per vjeljen e boronicave nga shqiptaret.

Nëse i frekuenton Bjeshkët e Sharrit ne Kosove thuajse në çdo cep mund të shohësh vetura me targa të Shqipërisë.

Të gjitha këto po e frekuentojnë atë zonë për një mision të veçantë.

Për t’i vjelë boronicat në bjeshkët e Kosovës e për t’i shitur pastaj me një çmim jo fort të lirë në tregun e Shqipërisë.

Asnjëri nga këta persona nuk kontrollohet nga autoritetet kosovare.

Duke filluar nga Restelica e deri te pjesa që e ndan Prizrenin me Ferizajn, mund të shohësh nëpër bjeshkë vetura me tabela të Shqipërisë. Me dhjetëra persona nga Shqipëria po i vjelin boronicat në bjeshkët e Kosovës.

Për disa frekuentues kosovarë që e pëlqejnë natyrën, kanë folur banorët e asaj ane. Një banore nga Opoja ka thënë se shpeshherë kërcënohen nga këta persona që i vjelin boronicat. Madje sipas tyre në Dragash ka ndodhur edhe një therje me thikë si dhe një rrahje në mes të banorëve të zonës ngase nuk i kanë lënë personat nga Shqipëria që t’i vjelin boronicat në bjeshkët e Sharrit. (gazetaexpress.com)

https://video.gjirafa.com/aksion-i-madhe-ne-bjeshket-e-sharrit-hyjne-nga-shqiperia-per-ta-vjel-boronicen-ne-kosove