Livando është një bimë aromatike, shumë e dobishme për kujdesin personal dhe bukurinë.
Livando njihet që nga antikiteti nga përdorimi i saj për të pastruar trupin, në mënyrë të veçantë për të përdorur ujin e saj në formë parfumi.
Vaji esencial i livandos
Vaj esencial i livandos është i njohur për shekuj me radhë për vetitë e tij shëruese për djegiet dhe inflamacionet e lëkurës.
Disa pika, edhe më mirë nëse hollohet në një vaj bazë, të tillë si vaj ulliri ekstra të virgjër, mund të përdoret për të fshirë lëkurën në rastin e pickimit nga mushkonjat.
Konsiderohet edhe si vaj esencial relaksues.
Ёshtë i mrekullueshëm në rastin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga stresi dhe tensioni.
Thjesht aplikoni një ose dy pika në tëmthet për të parë përfitimet e para.
Në bukuri, ky vaj esencial mund të përdoret për t’i kthyer gjallërinë flokëve të yndyrshëm, për të ndërprerë rënien e tyre dhe për të larguar zbokthin.
Ujë tonik i lule livandos
Livando përdoret si rifreskues i parfumuar e cili ndihmon edhe në rastet e pagjumësisë.
Mund të spërkatni (vendoseni në një shishe sprej) një shami për ta mbajtur afër jastëkut gjatë natës.
Në fytyrë uji i lules shërben si tonik për të pastruar lëkurën nga yndyra e tepërt, aknet, etj.
Uji i lule livandos dhe vaji esencial i saj rekomandohen shpesh në rastet e dhimbjeve reumatike sepse bima ka efekt anti-reumatizmal dhe anti-inflamator.
Si përgatitet çaji i livandos?
Në këtë rast një lugë çaji lule livando për një filxhan prej 250 ml ujë të valuar, konsumohet tri herë në ditë.