Bujqësia shqiptare është vazhdon të jetë sektori me peshën më të lartë në ekonominë shqiptare me rreth 19 për qind të totalit të PBB-së, ndërsa shihet se prodhimi është i përqendruar së shumti në tek qumështi dhe perimet.
Sipas të dhënave të fundit mbi prodhimin bujqësor të publikuara nga INSTAT, peshën më të mëdha në prodhimin bujqësor shqiptar e kanë perimet me gati 58 për qind të totalit në vitin 2018.
Pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqësore ka pasur një rritje të shpejtë sidomos në dekadën e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport.
Pas perimeve e prodhimi i qumështit dhe i mishit kanë peshën më të madhe në sektorin e bujqësisë me nga 19.1 për qind secila. Duke qenë një vend me terren te thyer, Shqipëria ka potenciale të larta për mbarështimin e të blegtorisë dhe prodhimeve të saj, por kufizimet në eksport të prodhimeve shtazore në BE e kanë lënë sektorin të zhvillohet ende nën potenciale.
Prodhimi i mishit gjithashtu zuri vendin e tretë në totalin e prodhimit bujqësor n me rreth 19 për qind më 2018. Përveç mishit, qumështit dhe primeve dhe frutave, pjesa e tjetër e bujqësisë, të tilla si vreshtat, ullinjtë, drithërat, agrumet dhe bimët industriale kanë një peshë mjaft të ulet (shih grafikun bashkëngjitur).
Bujqësia shqiptare ende vuan prej fragmentarizmit të tokës bujqësore, ku fermeri e ka të vështirë që të krijojë ekonomi shkalle. Në të njëjtën kohë sektori i bujqësisë ka vuajtur edhe mungesën e politikave të qëndrueshme për të nxitur zhvillimin e sektorit. Fermerët vijojnë të mbjellin në mënyrë të paorganizuar dhe janë të pa orientuar me tregun rajonal apo më gjerë.
Bujqësia është sektori më pak i paguar i ekonomisë shqiptare. Një i punësuar në bujqësi paguhet mesatarisht nën 290 euro, gati 30% më pak se paga mesatare e vendit.
Por edhe pse me nivelin me një nivel të ulët pagese, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të forcës punëtore në këtë sektor krahasuar me rajonin. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 40.2% e forcës punëtore i përkiste sektorit të bujqësisë, me një diferencë të thellë me vendet e rajonit. Në Bosnje dhe Hercegovinë, forca punëtorë në sektorin e bujqësisë ishte rreth 19.2%, ndërsa në Serbi 19%. Në Maqedoni të punësuarit në bujqësi përbënin rreth 16.4% të forcës punëtore, kurse Mali i Zi ka shënuar përqindjen më të ulët me vetëm 7.6% të të punësuarve në sektorin bujqësor.
Për fat të keq, ndonëse, ka një përqindje të konsiderueshme të burimeve njerëzore në këtë sektor, ata janë jo produktiv. Në krahasim me vendet e rajonit, vlera e shtuar për çdo të punësuar në ekonomi është më e vogla. Krahasuar me Malin e Zi që kishte përqindjen më të ulët të të punësuarve në këtë sektor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vlera e shtuar në ekonomi është 5 herë më e vogël, sipas të dhënave të Bankës Botërore.