Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) realizoi me sukses montimin e paneleve fotovoltaike në kuadër të projektit “Furnizimi me energji fotovoltaike për tre qendrat e vizitorëve të Parqeve Kombëtare “Divjakë-Karavasta”, “Llogora” dhe “Theth”.
Qëllimi i projektit ishte promovimi i përdorimit të energjisë diellore në përmbushjen e funksioneve të Qendrave të Vizitorëve, duke përdorur energjinë diellore, dhe si shëmbull për komunitetin, biznesin dhe përdoruesit e burimeve natyrore,në parqet kombëtare.
Projekti u zbatua në kuadër të Programit të Granteve të Vogla financuar nga GEF-SGP si dhe me mbështetje të CELIM-Albania. Panelet u instaluan nga kompania EuroElektraSh.p.k.