Reklame:

Lushnje: “24 ore Uje te pijshem” – Se shpejti nis investimi i ri ne rrjetin e ujesjellesit

Nis brenda ketij viti faza e dyte e investimit në ujësjellësin e Lushnjës për të garantuar 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi  për rreth 20.000 banorë. Pas perfundimit te fazes se pare ne vitin 2017 te investimit te Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe Qeverisë Zvicerane përmes SECO ne shtrirjen e rrjetit te ri te furnizimit te ujit ne qytet me standarte europiane tashme i ka ardhur radha investimit per te garantuar uje 24 ore per banoret e Lushnjes.

Ekipi Drejtues i Agjencise Kombetare te Ujesjelles-Kanalizime dhe Infrastruktures se Mbetjeve (AKUM) ka kryer nje takim me ekipin Drejtues UK Lushnjë si dhe me perfaqesues nga Bashkia Lushnjë ku u dakortësuan mbi masat e menjëhershme që duhen marrë për rritjen e performancës së ndërrmarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve Lushnje.
Alqi Bllako Drejtori i Përgjithshëm, AKUM theksoi rëndësinë e intensifikimit të aksionit për të luftuar paligjshmërinë dhe uljen e ndjeshme te kostove të larta nga uji i pafaturuar.


Sektori i ujit si 1 nga 5 prioritet strategjike të Qeverisë Shqiptare, po i nënshtrohet reformimit rrënjësor për modernizimin e infrastrukturës dhe mirëmenaxhimit, për të ndikuar përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendit.

Ky investim i AKUM me mbështetje financiare të Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe Qeverisë Zvicerane përmes SECO vjen si Faza 2 e investimit për të finalizuar modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytetin e Lushnjës, pas përfundimit të Fazës 1 në vitin 2017 .