Reklame:

Nis ndertimi i rrjetit te ujesjellesit ne Grabian, furnizim 24 ore me uje ne 2021

Në njësinë administrative Grabian, te Bashkise Divjake ka nisur puna për ndërtimin e stacionit të pompimit, tubacionit kryesor si dhe rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit.

Deri dje me një rrjet furnizimi jo funksional dhe të degraduar, ky projekt me investim të Qeverisë Shqiptare është një domosdoshmëri, për t’ju siguruar banorëve nga sot e tutje, furnizim 24 orë me ujë dhe sipas standardeve europiane.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se punimet e këtij projekti përfshin ndërtimin e rrjetit shpërndarës brenda në fshatin Grabian bashkë me pusetat e komandimit, ajrimit, shkarkimit dhe shuarjes së presionit dhe ndërtimin e katër puseve të ujit.

Gjithashtu do punohet për ndërtimin e rezervuarit grumbullues 75 m3 dhe stacionit të pompimit, ndërtimin e depos së ujit 1000 m3 bashkë me dhomën e klorit, ndërtimin e 163 pusetave të matësve të ujit brenda në rrjetin shpërndarës.

Po ashtu punimet në këtë projekt do përfshin dhe ndërtimin e Linjës së transmetimit nga stacioni i pompave deri tek depo uji 1000 m3.

Me një shtrirje në 30 vitet e ardhshme, ky projekt do të mbulojë në kërkesë 1312 abonentë, punimet e të cilit parashikohen të përfundojnë në janar të vitit 2021.