Reklame:

Vetite e pabesueshme te pjeprit

Pjepri eshte nje frut i pasur me uje, vitamina dhe minerale. Si shalqiri, pjepri e ka origjinen nga Azia dhe Afrika tropikale, dhe futet ne grupin e perimeve. Ne bote ka rreth 50 lloje pjeprash, tek ne jane me te njohur pjeprat “kantalupe”.

Permbajtja e larte e ujit dhe e kaliumit nxit punen e veshkave, ndihmon dedoksimin e organizmit.

Si pasoje e vitaminave A dhe C, pjepri vepron si antoksidues, fibrat ushqyese qe ka pjepri lehtesojne tretjen. Per shkak te vlerave te uleta kalorike eshte i shkelqyer per secilin qe deshiron qe gjate veres te mbaje diete. Keshillohet qe pjeprin ta ruani ne temperatura mesatare ne firgorifer.

Pjepri permban vitamine A dhe C. E para gjendet ne formen e karotenoideve, pigmentet natyrale qe i japin pjeprit ngjyren karakteristike. Karotenoidet luftojne radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.

Per shkak te betakarotenit qe gjendet ne perberje te tij, pjepri stimulon prodhimin e melanines, e cila eshte pergjegjesja kryesore per ngjyren e çokollates qe merr lekura gjate veres.

Çdo 100 grame pjeper permban 7,4 grame karbohidrate, 0,2 grame yndyrna, 0,8 grame proteina, 0,7 grame fibra. 90 % e pjeprit eshte uje dhe kjo ben te mundur hidratimin e organizmit.