Farat mund te jene te vogla ne dukje, por shume te medha persa i perket vlerave qe mbartin. Jane te pasura ne proteina, fibra vegjetale dhe acide yndyrore esenciale. Ndihmojne ne rregullimin e nivelit te gjakut dhe kolesterolit ne gjak. Le te zbulojme se bashku gjashte llojet me te shendetshme te farave .
1.Farat e kerpit : Farat e kerpit permbajne rreth 30% proteina , 40% fibra dhe dhjete aminoacide te rendesishme per organizmin.
Jane shume te pasura me Omega3 dhe Omega6.
Sipas studimeve te ndryshme, konsumi i farave te kerpit ndihmon ne parandalimin e shume patologjive kardiake, llojeve te ndryshme te kancerit, si dhe ndihmon ne trajtimin e sindromes se Parkinsonit dhe Alzheimerit.
2.Farat e lulediellit : Ju ka ndodhur te blini nje kaush me fara luledielli dhe t’i keni ngrene gjate rruges? Nese e keni bere kete, ju lumte, i keni sjelle shume dobi organizmit tuaj.
Farat e lulediellit jane te pasura me acid folik, nje ushqyes shume i rendesishem gjate shtatzenise, selenium dhe vitamine E.
3.Farat e susamit : Farat e susamit jane nje burim shume i mire vegjetal me kalcium. 100 grame fara susami permbajne 1000 miligrame kalcium.
Gjithashtu jane te pasura me hekur, magnez, zink, fibra vegjetale dhe vitamine B1.
Ndihmojne ne uljen e presionit te gjakut dhe mbrojne melçine nga demtimet e ndryshme.
U keshillohen te gjitha femrave gjate menopauzes qe vuajne nga artriti dhe osteoporoza.
4.Farat e kungullit : Farat e kungullit kane nje rol shume te rendesishem ne parandalimin e kancerit te prostates.
Jane shume te pasura me antioksidante si karetonoidet, acide yndyrore Omega 3 dhe zink.
Ulin kolesterolin ne gjak dhe forcojne veprimin e organizmit kunder tumorit.
5.Farat Chia : Farat Chia jane shume te pasura me kalcium, fibra vegjetale, antioksidante, 34% acide yndyrore Omega3 dhe proteina.
Ndihmojne ne uljen e nivelit te sheqerit ne gjak dhe ulin mundesine e prekjes nga semundjet kardiovaskulare.
6.Farat e linit : Farat e linit permbajne Omega 3 dhe Omega 6, vitamine B1, B2, hekur dhe zink.
Ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq ne gjak, hipertensionit dhe u paraprijne shqetesimeve kardiake.