Reklame:

Pergatitja e bleteve per dimerim

Vetë përgatitja nënkupton ndërmarrjen e shumë veprimeve të rëndësishme të cilat bletari duhet t`i ndërmar në mënyrë që të jetë i qetë gjatë dimrit. Sa i përket zgjojeve të bletëve të tija, e që do të rezultojë me zhvillim të mirë pranveror e që është parakusht për shfrytëzimin sa më të mirë të kullosave në pranëverë.

Muajt korrik dhe gusht janë muajt me temperatura më të larta gjatë vitit. Nëse këto temperatura zgjatin shumë ditë, vjen edhe tharja e shumë bimëve në livadhe dhe fusha. Kjo karakteristikë është deri në  muajin gusht, por te raste te tjera shkon edhe ne 2 javshin e pare te muajit shtator dhe me pas vjen  freskimi i ajrit dhe reshjet e shiut.

Pas këtyre ndryshimeve atmosferike, klima ndryshon shumë. Netët janë më të freskëta dhe me prezencën e lagështisë nga reshjet fillon të ringjallët natyra, ku dalin shumë lule dhe disa shkurre, të cilat japin lulet vjeshtore. Në orët e paraditës bletët zakonisht grumbullojnë në masë të madhe pjalm – polen dhe nga pak nektar.

Nëse disa lloje bimesh mjaltëdhënëse arrijnë të zhvillohen, atëherë grumbullohet edhe një sasi e mirë e nektarit. Ky nektar është shumë i mirëseardhur, sepse krijohen rezerva më të begatshme dhe kualitative.