Djathi eshte produkti me me shume vlera ushqyese se te gjitha nenproduktet e tjera te bulmetit. Sipas nje studimi te kryer se fundi eshte zbuluar se, njerezit mund ta mbrojne veten nga kockat e brishta, duke ngrene me shume produkte me baze qumshti, pra duhet te hane me shume djathe. Produktet e qumeshtit jane burim i mire dietik i kalciumit qe forcon kockat.
Konsumimi i djathit i mbron meshkujt e moshes se mesme kunder semundjes se osteoporozes, por jo grate. Ne studim u vu re se, meshkujt rreth te 50-ve qe konsumuan djathe e pica kishin kocka me te forta, ndersa te grate nuk u vu re ky ndryshim.
Osteoporoza prek pothuajse te gjitha moshat e mesme. Per burrat, nese ata konsumojne djathe, kockat e tyre do te jene me te forta dhe te pademtuara. Ndersa per femrat kur kalojne ne menopauze, djathi nuk i ndihmon fare ne forcimin e kockave dhe ato kane me shume gjasa te preken nga osteoporoza, si pasoje e humbjes se estrogjenit.