Reklame:

Te konsumosh vetem perime rrit rrezikun per goditje ne tru

Sipas një studimi të zhvilluar nga EPIC-Oxford, për njerëzit që konsumojnë vetëm perime është ulur rreziku nga sëmundjet e zemrës, por është rritur rreziku i goditjes në tru.

Shkencëtarët britanikë ekzaminuan të dhënat e projektit studiues afatgjatë i cili ka ekzaminuar të ushqyerit dhe shëndetin e 48 000 personave.

Gjysma e pjesëmarrësve të cilët janë ndjekur gjatë viteve 1993-2001 kanë ngrënë mish, 7 500 prej tyre peshk, ndërsa mbi 16 000 prej tyre kanë qenë vegjetarianë.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 2 820 sëmundje koronare të zemrës si dhe 72 000 raste të goditjes në tru prej të cilave 300 hemorragjike.

Ekspertët vëzhguan se tek vegjetarianët sëmurja nga sëmundja koronare e zemrës është zvogëluar për 22%, ndërsa tek ata që hanë peshk është ulur me 13%.

Nga ana tjetër, sipas studimit, është rritur me 20% mundësia për goditje në tru tek ata që ushqehen me perime.

Hulumtuesit theksuan se ky rrezik tek vegjetarianët mund të jetë i lidhur me nivelin e ulët të vitaminës B12, duke tërhequr vëmendjen për më shumë punime në lidhje me çështjen.

Ndërkohë dietistët propozuan që për shëndetin më mirë është ushqimi i shumëllojshëm. Detajet e këtij studimi  janë publikuar në revistën “British Medical Journal”.