Procesi i humbjes se peshes nuk ka te beje gjithmone me dietat e lodhshme dhe me ushtrimet fizike. Mjeket thone se ne shumicen e rasteve, per te humbur peshe, mjafton nje normalizim diete. Ushqimi i shendetshem dhe konsumi i sasise se nevojshme ditore jane te vlefshme.
Fibra
Me konsumin e fibrave normalizohet mikroflora e zorreve. Frutat dhe perimet pastrojne traktin gastrointestinal dhe lehtesojne trupin nga kapslleku. Ata rrisin ndjeshem imunitetin dhe aftesine e trupit per te luftuar infeksionet.
Kalciumi dhe vitamina D
Produktet e qumeshtit jane te pasura me kalcium dhe vitamine D, dhe ndihmojne per te humbur peshe. Ata duhet te perfshihen ne dieten e perditshme, por ne nje sasi te vogel.
Yndyra te mira
Peshku i detit eshte veçanerisht i dobishem. Ai permban acide yndyrore Omega-3 dhe jod. Eshte i nevojshem per mirefunksionimin e zemres dhe tiroideve. Gjithashtu, ju duhet te hani avokado, arra dhe vaj ulliri.
Proteina
Ushqimi me proteina eshte baza e formimit te muskujve, dhe sa me shume mase muskulore te keni, aq me shume yndyra digjet, madje edhe kur pushoni. Ushqimi e pasura me proteina ndihmojne ne humbjen e peshes.
Uji
Uji eshte pija me e ulet kalori. Pirja e 6-8 gota uje ne dite, ju ndihmon ne largimin e toksinave dhe jep ndjesine e ngopjes. Avantazhi kryesor i ujit eshte qe ju ben te ndaloni konsumimin e pijeve te larta ne kalori.
Çaji jeshil
Çaji jeshil permban substanca qe ndihmojne ne nxitjen aktive te yndyrave, pershpejton metabolizmin dhe tretjen, e ngop organizmin me mikroelemente, heq radikalet e lire nga trupi.