Reklame:

Biznesi kerkon zanatçinj – Industria perpunuese dominon tregun, 46 per qind te vendeve te lira

Ndërsa tregu i punës është kryesisht i deformuar dhe ka një mospërputhje të kërkesës me ofertën, të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, hedhin dritë mbi atë që ofrojnë realisht bizneset.  Referuar të dhënave të përpunuara nga TV SCAN,  rezulton se 46 për qind e vendeve të lira të punës i ka industria përpunuese.

Kështu, bizneset kanë “uri” për zanatçinj të sektorëve të ndryshëm, si përpunues të drurit, të hekurit, rrobaqepës, këpucarë, etj pasi kjo industri po njeh zgjerim të vazhdueshëm. Numri i vendeve të lira që ofrohen në këtë sektor, është shumë më i lartë se ai i individëve që janë punëkërkues, çka tregon se mundësitë për punësueshmëri janë të mëdha.  Sektori i dytë me punësueshmërinë më të lartë është informacioni dhe komunikacioni,  si kompanitë celulare, IT, kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, i cili regjistron 9 për qind të vendeve të lira të punës.

Ndërtimi është një tjetër sektor që ka potenciale të larta punësim si dhe shërbimet administrative mbështetëse ku përfshihen kryesisht call center, secila me nga 8 për qind. Më pak mundësi për punësim, ofrojnë bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe arsimi. Në total, gjatë 2018-ës, janë siguruar mbi 61 mijë vende vakante në zyrat e punësimit. (SCAN)