Sektori global i makinave, ku përfshihet industria dhe trafiku, shkakton nivele më të larta të dioksidit të karbonit se i gjithë Bashkimi Europian.
Sipas Greenpeace, prodhuesit e makinave lanë një gjurmë CO2 prej 4,8 gigatonësh në krahasim me nivelet e CO2 në vitin 2018, emetimet vjetore të efektit serrë në të tërë BE-në arritën në 4,1 Gt.
Sipas raportit, ndotësi më i madh i klimës ka qenë Volkswagen.
“Industria e makinave nuk po e merr seriozisht krizën klimatike”, u shpreh zëdhënësi i Greenpeace.
Organizata ambientaliste kërkoi që deri në vitin 2028 t’u jepet fund motorëve me djegie të brendshme.
Trafiku ishte problemi më i madh në politikën austriake për mbrojtjen e klimës.