Reklame:

Kompleksi blegtoral “Vjen” ne Lushnje, me i madhi ne rajon

Ndini Ndoni eshte nje nga biznesmenet me korrekte dhe i suksesshem ne gjithe angazhimet e tij ne fushat e biznesit e se fundmi edhe ne blegtori, ku prej afro dy dekadash i eshte futur blegtorise dhe me fermen e tij ne Tre Ura Lushnje ka nje histori te admirueshme suksesi.

Ferma ‘Vjen’ ka rreth 800 krerë lopë, qumështi i të cilave shkon në fabrikat kryesore të vendit. Kjo sipërmarrje është mbështetur me fonde përmes programit IPARD, duke marrë 13.6 milionë lekë të reja për blerjen e një makinerie moderne që përgatit dhe shpërndan ushqimin për lopët brenda kompleksit.

“Kjo është një fermë moderne, sepse e ka të plotë të gjithë zinxhirin e vlerës. Fillon që nga toka rreth 100 hektarë që i kemi dhënë me qira, stalla dhe sistemi modern i mjeljes së lopëve, sistemi i përpunimit të mbetjeve dhe një makineri e teknologjisë së fundit që shërben për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit të lopëve. Kjo makineri është blerë me fonde të programit IPARD. Investimi për këtë pajisje ka reduktuar kostot për fermën. Ky është një model i investimit në blegtori, për të rritur prodhimin blegtoral dhe rrjedhimisht përfitimet për fermerin”, tha ministri Çuçi i cili ditet e fundit ka kryer nje vizite ne kete sipermarrje.

Sipas tij vetëm duke mbyllur ciklin në këtë mënyrë, do të arrijmë të krijojmë ferma fitimprurëse. Ai premtoi mbështetje të mëtejshme për këtë fermë dhe çdo kompleks tjetër blegtoral në vend.

“Po të arrijmë të kemi komplekse të tilla në disa pika të tjera të Shqipërisë, do të kemi një rritje të prodhimit blegtoral me ato parametra siç është rritur edhe prodhimi bujqësor”, tha ministri Çuçi. (ATA)