Ditët e fundit në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar pesë anije me grurë, ndërsa pritet të fillojë përpunimi i dy anijeve të tjera.
Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bëjnë të ditur se që nga fillimi i muajit shtator në Terminalin Perëndimor janë shkarkuar 17,826 ton grurë, ndërsa pritet të fillojë edhe shkarkimi i dy anijeve që ndodhen në radën portuale me 9,046 ton të tjerë.
Gjatë periudhës janar – gusht 2019 në portin më të madh të vendit janë përpunuar afro 132 mijë ton grurë gjithsej, porosi e grosistëve shqiptarë në tregjet e huaja-mësohet nga statistikat e APD.
Sipas statistikave, në 8 muaj janë përpunuar 33 mijë ton grurë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.