Reklame:

BSH: Gati hedhja e kartmonedhave te reja ne treg

Banka e Shqiperise ka vendosur hedhjen ne treg te kartmonedhave te reja te cilat kane disa elemente me shume te sigurise!

Diten e djeshme eshte prezantuar seria e re të përmirësuar të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, të cilat do të hidhen në qarkullim gradualisht.

Seria e re e kartëmonedhave Lek do të përmbajë 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Kjo seri do t’i prezantohet publikut gradualisht gjatë disa viteve, duke nisur nga viti 2019. Kartëmonedhat 200 dhe 5000 Lekë do të jenë dy prerjet e para që do të hidhen në qarkullim nga kjo seri, më 30 shtator 2019.

Kalendar i hedhjes në qarkullim

Kartëmonedha 200 Lekë                  2019

Kartëmonedha 5000 Lekë                2019

Kartëmonedha 1000 Lekë                2020

Kartëmonedha 10000 Lekë              2021

Kartëmonedha 500 Lekë                  2022

Kartëmonedha 2000 Lekë                2022

Kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.