Reklame:

Vizita tek okulisti, detyrim per femijet e klases se pare/ Fluks ne Lushnje

Vizita tek mjeku okulist eshte detyrim per te gjithe femijet qe do te shkojne ne klase te pare. Ndaj edhe ne poliklinikat e vendit jo te pakta jane ditet me fluks vizitash.

Per regjistrimin ne klasen e pare femijet duhet patjeter te marrin raportin tek mjeku okulist. Ne Lushnje keto vizita kryhen te spitali “Ihsan Çabej” pasi ende nuk eshte vene ne funksion Poliklinika e qytetetit e cila iu nenshtrua nje rikonstruksioni rrenjesor.

Mjekja e njohur okuliste, Eriselda Boraj, se bashku me stafin e saj Majlinden dhe Valentinen jane duke pritur pacientet e vegjel ku ne kete periudhe para fillimit te vitit te ri shkollor, eshte krijuar edhe nje fluks.
Mjekja Boraj thote se kontrolli eshte i rendesishem per te ekzaminuar ne kohe problemet me shikimin si dhe per te parandaluar probleme te renda ne te ardhmen.

Shqetesimet me te shpeshta qe shfaqen tek te vegjlit sa i perket shikimit jane ato me miopi dhe hipermetropi. Me te rralla jane rastet qe kane xhama me aks te perthyer te rrezeve te drites.

Mjekja Eriselda Boraj keshillon prinderit qe te tregojne kujdes dhe te reduktojne kohen e qendrimit te femijeve para ekranit te telefonit, kompjuterit apo televizorit.

Rrezatimi i atyre ne nje distance shume te shkurter eshte i demshem. Keto aparatura duhet te jene dhe me filtra mbrojtes qe te mos demtojne syrin e femijeve. Distanca e shkurter e ketyre aparaturave ndikon dhe ne shtremberimin dhe devijimin e syve te femijeve. Prinderit duhet te jene me autoritare, ti lene nje orar te caktuar sipas grupmoshave, nuk mund te rrije femija 12 ore me telefon, duhet te merren me aktivitet fizik.

Keto dite eshte paraqitur nje fluks per vizitat okulistike por mjeket thone se seshpejti do te spostohen ne ambientet e reja te poliklinikes gje e cila do ti ndihmoje ata ne zhvillimin e punes se tyre ne menyre me te shpejte me aparatura bashkekohore.