Reklame:

Ja pse duhet ta konsumoni kosin çdo dite!

Ne studimin e publikuar ne “Journal of Nutrition” thuhet se ato qe konsumojne kosin rregullisht kane 30% me pak mundesi per t’u prekur nga depresioni ne dhjetevjeçarin e ardhshem.

Por, ky studim nuk sqaron pse ndodh kjo. Studimi vezhgoi 14,539 meshkuj dhe femra. Ata plotesuan nje pyetesor ne fillim te studimit dhe nje tjeter pas 10 vitesh. Sipas revistes Shije, studime te meparshme kane treguar se truri dergon sinjale ne zorre dhe kjo eshte arsyeja pse stresi dhe emocione te tjera mund te shkaktojne simptoma gastrointestinale.

Ky fenomen mund te jete nje proces i dyfishte, me bakteret ne zorre qe ndikojne nga ana e tyre ne humorin e njeriut. “Studime te tjera nevojiten per te qartesuar pse ka nje lidhje mes kosit dhe depresionit”, thote studimi. Kosi eshte nje nga ushqimet qe nuk duhet ta ndajme nga tavolina. I shendetshem, dhe nje nder ushqimet me te kompletuara, ai i ben mire shendetit.

Fermentimi i laktozes ne acide laktike nga mikrobe te veçanta lejon eleminimin e sheqerit (laktoza), i cili sjell probleme shqetesuese tek personat qe vuajne nga koliti. Kosi ka nje perqendrim me te madh se qumeshti proteinash, vitaminash dhe mineralesh, 20 deri ne 100% me shume. Aciditeti i kosit, gjithashtu e ben me te lehte per trupin te absorboje ushqyes, si kalciumi, zinku dhe magnezi.

Ajo qe mund te thuhet eshte se kosi te zgjat jeten. Nga shume studime eshte verejtur se ne vendet ku kosi eshte ushqim baze, si ne Sardenja, Indi dhe Bullgari, mosha mbi 100-vjeçare perben nje normalitet. Shpjegimi eshte i thjeshte: kosi eshte shume i pasur me proteina, antibiotike natyrale dhe yndyrna te vlefshme.