Reklame:

Keto jane ushqimet qe luftojne celulitin!

Megjithese formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jeteses, pjesa me e madhe e tij eshte e formuar nga toksina dhe yndyra te formuara ne trup. Ndaj dhe per te luftuar celulitin, dietologet keshillojne nje liste me ushqime, per te cilat rekomandohen te kombinohen edhe me kryerjen e aktivitetit fizik.

Jane disa ushqime te cilat mund te perdoren si arme kunder celulitit. Nje perzierje vitaminash, mineralesh me perberje antioksidantesh, tretes dhe detoksifikues. Nese keto produkte kombinohen me aktivitet fizik, masazhe funksionojne akoma me shume.

Celuliti

Çfare eshte celuliti?! Pyetja e shtruar eshte e drejte, pasi per te luftuar “armikun” duhet ta njohim ate. Celuliti eshte nje lloj indi dhjamor ne shtresen e nenlekures qe permban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qe varion ne trashesi dhe eshte i nderthurur me qelizat dhjamore, mbahet ne ate pozicion nga nje rrjet fibrash qe e mbron trupin tone duke rrethuar muskujt dhe organet. Me kalimin e moshes, shtresat e lekures hollohen, çka rezulton ne shfaqjen e pamjes se valezuar te celulitit. Megjithese formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jeteses, pjesa me e madhe e tij eshte e formuar nga toksina dhe yndyra te formuara ne trup, qe mund te prekin gra te çfaredolloj permase, peshe dhe strukture trupore. Ndaj dhe per te luftuar celulitin, dietologet keshillojne nje liste me ushqime te cilat largojne toksinat nga trupi, ulin yndyrnat dhe hidratojne trupin.

Hithrat

Çaji me hithra eshte ndoshta antioksidanti me i mire diueretik. Funksionon edhe si antiinflamator duke permiresuar lekurat problematike me puçrra dhe ekzema.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ju ndihmon te humbni peshe sepse pershpejton metabolizmin duke penguar thithjen e yndyres. Fale pranise se nje polifenoli te veçante me fuqi te larte antioksiduese, ngadaleson shtimin dhe tret yndyrnat. Per te pare rezultatet, provoni te pini te pakten tri gota çaj jeshil ne dite.

Speci i kuq

Speci i kuq permireson qarkullimin e gjakut. Edhe pse mund te jete pak pikant, ngre temperaturen e trupit çka favorizon permiresimin e gjakut.

Shafrani i Indise

Nje tjeter produkt shume i vlefshem ne luften kunder celulitit eshte kurkuma ose shafrani i Indise. Kjo erez e veçante e perdorur kryesisht ne kuzhinen indiane, ndihmon shume pasi favorizon eliminimin e toksinave te trupit, duke reduktuar fryrjet.

Hudhra

Hudhra ndihmon ne reduktimin e nivelit te kolesterolit ne gjak duke fuqizuar sistemin imunitar.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit, veçanerisht boronicat permiresojne qarkullimin e gjakut dhe jane antioksidante shume te mire. Keshillohen te hahen per mengjes.

Molle

Nuk ka diete ushqimore ne te cilen te mos keshillohen mollet, sidomos ato te kuqet. Ndihmon jashtezakonisht shume sistemin tretes dhe redukton perthithjen e yndyrnave.

Portokalli

Perveç nje burim i vitamines C, permban gjithashtu bioflavanoide qe permiresojne qarkullimin e gjakut dhe zhbalancon qelizat qe mund te shkaktojne celulit.

Rrushi i kuq

Si portokalli edhe rrushi i kuq permban edhe bioflavanoid, antioksidante te cilat permiresojne qarkullimin e gjakut dhe ekuilibrin qelizor.

Shalqi

Shalqini eshte edhe diuretik i shkelqyer, sepse stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit prodhimin e urines, gje qe favorizon eliminimin e toksinave. Eshte i pasur me likopen, pergjegjes per ngjyren e kuqe dhe nje prej antioksidanteve me te fuqishem, i cili zvogelon rrezikun nga semundjet kardiovaskulare.

Kajsi

Jane shume te pasura me fibra, permbajne vitaminat A, C dhe likopen.

Ananas

Stimulues diuretik, pasi eshte i pasur me enzima dhe antioksidante.

Banane

Jane nje burim i mire energjie, gjithashtu permbajne zink, nje mineral qe permireson lekuren. Duke qene se eshte shume e embel do ishte mire te konsumohej ne mengjes ose perpara kryerjes se çdo aktiviteti fizik.

Uji

Nje prej shkaktareve kryesore te celulitit jane toksinat qe mblidhen ne trup, te cilat reduktojne elasticitetin e lekures si dhe perkeqesojne qarkullimin e gjakut per kete eshte shume e keshillueshme qe uji te konsumohet pergjate gjithe dites.

Dritherat integrale

Makaronat, buka dhe orizi integral mund te ndihmojne ne humbjen e peshes sepse leshojne energjine e tyre ne menyre te avashte duke dhene ndjesine e ngopjes. Po keshtu permbajne antioksidante qe favorizojne eliminimin e toksinave ne trup.

Peshk

Peshku eshte i pasur me yndyrna polisaharuara, te cilat ne ndryshim nga ato qe permban mishi apo djathi, jane te mira per trupin dhe veprojne si antiinflamator.

Spinaq

Spinaqi permireson lekuren dhe ndihmon ne dobesim. Permban vitaminen A, e cila ndihmon ne spinaq stimulon prodhimin e kolagjenit, nje proteine pergjegjese per elasticitetin dhe kompaktesine e lekures.

Finok dhe koper

Perveç qe ka veti te dobishme si antioksidante dhe detoksifikimin , permireson pamjen e lekures dhe te flokeve.

Brokoli

Brokoli eshte nje miks kriperash minerale dhe vitaminash. Por eshte nje perberes qe e ben veçanerisht fitues kunder celulitit.

Asparagu

Asparaget kane veti antiinflamatore, reduktojne fryrjet dhe permbajne shume pak kalori.

Selino

Selinoja eshte shume e mire kunder toksinave dhe i pershtatshem per çdo diete.

Kastraveci

Jane nje ushqim diuretik dhe ndihmojne ne reduktimin e toksinave nga trupi.

Uthull molle

Perfekte per detoksifikim dhe si produkt per te pergatitur ushqime te ndryshme. Gjithashtu ndihmon ne tretje dhe per te reduktuar mbajtjen e ujit ne zonen e belit.

Limon

Ndihmon per te mbajtur te qendrueshem ekuilibrin e acidit bazik ne organizem. Ndonese eshte i athet, limoni ka nje pehash te ulet dhe konsiderohet nje ushqim alkalin, lehtesisht i perthithshem nga trupi.

Vezet

Eshte e vertete qe vezet nuk bejne mire per kolesterolin, por vezet e ziera (kurre ato te skuqura), jane te pasura me proteina dhe vitamine detoksifikuese.