Reklame:

Si u ndane 5 mln euro ne bujqesi? – Bletaria merr me shume fonde, 1476 aplikime te sukseshme

kosheret e bleteve

5 milionë euro të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare për mbështetjen e fërmerëve dhe agrobizneseve do të shpërndahen për 1476 prej tyre të cilët janë kualifikuar në fazën përfundimtare.  Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka publikuar listat me aplikantët fitues dhe duket se  pjesa më e madhe  regjistrohen për për bletari ku kanë përfituar 569 individë,  po ashtu një numër i lartë kanë marrë fonde për  tufën bazë të matrikulluar me dele/dhi rreth 550 aplikantë;  si dhe mbjellje ullishtesh.

Më pak përfitues ka pasur për përmirësim ullishtesh të degraduara apo për ujitjen me pika.  Ndërsa për masat: mbështetje për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për fermat me lopë/të imta, dhe dorëzim prodhimi për anije peshkimi, aplikimet janë në fond, sipas parimit

“Kush sjell faturat i pari renditet i pari”. Nga ana tjetër, mbi 1100 fermerë aplikantë janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përfitimit, si mos dorëzim të dokumenteve, kanë rezultuar debitorë,  kanë paraqitur dokument pronësie të panoterizuara, etj.

Këtë vit në total janë mbështetur 7 masa dhe fondi u orinetua më së shumti drejt blegtorisë.  Fondi krahasimisht me një vit më parë është pothuajse 4 herë më i vogël, por qeveria ka parë të arsyeshme që mbështetjen e sektorit bujqësorë ta projektojë përmes programit IPARD II. (SCAN)