Nisja e vitit te ri shkollor ne vend ka edhe nje rendesi te veçante persa i perket sigurise se nxenesve ne keto institucione. Per kete arsye Ministria e Arsimit ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme po zbatojne nje projekt te ri me oficeret e sigurise ne shkolla i cili fillimisht u pilotua ne 15 shkolla ne Tirane dhe tashme si pasoje e rezultateve pozitive po vazhdon ne rang vendi.
Te dislokuar ne 150 gjimnaze te Republikes se Shqiperise, te trajnuar ne Akademine e Sigurise posaçerisht per t`iu ardhur ne ndihme nxeneseve, prindereve stafit pedagogjik, komunitetit te zones ne parandalimin e dukurive negative, siç jane lendet narkotike, duhani, alkoli, bullizmi, ngacmimet seksuale, shantazhe, ekstremizem te dhunshem etj., jane 150 oficere do te sigurojne mbarevajtjen e procesit mesimor ne te gjitha shkollat e mesme te Republikes se Shqiperise.
Aktualisht ne Lushnje dhe Divjake jane 5 oficere sigurie te vedosur ne gjimnazet me te medha, konkretisht ne: Gjimnazin “18 Tetori”, “Jani Nushi”, “Vath Korreshi”, “Fiershegan” dhe 1 ne Gjimnazin e Divjakes. Oficeret e sigurise kryejne raportimet e tyre prane zyres se monitorim kordinimit ne cdo Zyre Arsimore Vendore te qytetit ku i perket shkolla. Per rastet e veçanta qe konstatohen, ata bashkeveprojne edhe me Inspektoret e Policise se Shtetit per te parandaluar ne kohe çdo problematike.
Pritet qe vitin e ardhshem ky numer prej 150 oficere sigurie te dyfishohet per rritur sigurine dhe per te minimizuar dukurite negative ne ambjentet shkollore.
Qellimi i tyre eshte shmangia e incidenteve, dhunes fizike e verbale, lendeve narkotike dhe bullizmit ku sipas nje raporti te OSBE jane shmangur 80 konflikte deri me tani neper shkollat e mesme te vendit, ku sipas raportit kontribut te madh kane rojet e sigurise.
Çfare jane oficeret e sigurise ne shkolle?
Oficeret e sigurise ne shkolle jane burime te vlefshme te shkollave per krijimin e nje mjedisi te sigurt, permes ndertimit te marredhenieve te forta e te qendrueshme me nxenesit, stafin e shkolles, prinderit dhe komunitetin. Ato jane te pergatitur dhe te trajnuar per te permbushur rolet e tyre.
Oficeret e sigurise ne shkolle permbushin disa role.
Si oficere te zbatimit te ligjit:
- parandalojne dhe menaxhojne rastet e krimit dhe te dhunes ne shkolle, duke kontribuar ne ndergjegjesimin e nxenesve per rregullat, autoritetin dhe drejtesine;
- punojne ngushte me drejtorine e shkolles dhe me stafin e saj per parandalim dhe nderhyrje ne rastet e thyerjes se disiplines, per menaxhimin e krizave dhe ne rastet e emergjencave etj.;
- sherbejne si ure lidhese ndermjet policise, te rinjve dhe shkolles.
Si keshillues per ligjin dhe sigurine:
- sherbejne si partnere dhe keshillues te administrates se shkolles;
- evidentojne, raportojne dhe, ne bashkepunim me psikologun e shkolles ndermjetesojne situata konfliktuale brenda mjediseve te shkolles;
- u ofrojne prinderve asistence per zgjidhjen e situatave te ndryshme dhe per menaxhimin e konflikteve.
Si edukatore:
- marrin pjese ne takimet me prinder dhe ne takime periodike te stafit pedagogjik te shkolles per evidentimin e problematikave dhe diskutimin e zgjidhjeve per sigurine ne shkolle;
- ne menyre periodike, zhvillojne leksione ose biseda me nxenesit, me qellim ndergjegjesimin rreth dukurive dhe kercenimeve te mundshme, si dhuna, substancat narkotike, trafikimi, siguria fizike nga zjarri etj.
- sherbejne si modele rolesh pozitive per nxenesit dhe edukojne vlerat e sistemit tone ligjor.
Vemendje! Oficeret e sigurise ne shkolle:
- nuk zevendesojne rolin e mesuesit ne lidhje me perkujdesjen, mbikeqyrjen, sigurimin e disiplines, rregullit dhe sigurise ne klase, ne shkolle e jashte saj;
- nuk ndermarrin masa disiplinore ne shkolle, por raportojne çdo shkelje te disiplines se shkolles prane administrates se shkolles;
- nuk zhvillojne kontrolle fizike apo te mjediseve, perveç rasteve te emergjencave dhe vendimit nga administrata e shkolles.
Me cilet aktore ndevepron oficeri i sigurise ne shkolle?
Oficeri i sigurise ne shkolle komunikon dhe ndervepron me nxenesit, mesuesit, psikologun dhe punonjesin social te shkolles, drejtuesit, prinderit, komunitetin e shkolles, Drejtorine Arsimore Rajonale dhe Policine e Shtetit.